PHILLY - WARRIORS

Foto: nba.com
Kampioni lëkundet, por nuk rrëzohet
19 November, 2017 @11:09
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, në ndeshjen kundër Philadelphia 76ers, kaloi një çerek shokues, ngase kundërshtari i shënoi 47 pikë.
Por Warriorsat, u këndellën kah çereku i tretë i ndeshjes. Kur të gjithë menduan se përfundoi ndeshja, djelmoshat e trajnerit Steve Kerr, duke e mbajtur Phillyn me 15 pikë dhe duke shënuar 47 pikë, në fund e mposhti kundërshtarin me rezultat 124-116.
Stephen Curry, ishte koshashënuesi më i mirë me 35 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 27 pikë të tjera.
Te Philadelphia 76ers shkëlqeu Ben Simmons me 23 pikë, 12 asistime e 8 kërcime.
Kjo ishte fitorja e 12-të për Warriorsat, derisa deri më tani i kanë katër humbje dhe gjenden në pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore.