Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ERKAND KARAJ

Arbitri ishte i ligës përçarëse, jo Unike

Arbitri ishte i ligës përçarëse, jo Unike


3 March, 2022 @23:23

Trajneri i Tiranës, Erkand Karaj, ka pranuar se Peja ishte më e fortë dhe mori fitoren e merituar sonte.

Pasi që ua uroi fitoren pejanëve, ai foli edhe për referin e ndeshjes.

“Peja fitoi me meritë. Luajtën mirë me 2-3 lojtarë. Definitivisht nuk kishim ardhur për të luajtur dhe për të fituar. Por dua të them diçka edhe për arbitrin e Kosovës sonte, që nuk është i kategorisë së Ligës Unike. Më shumë kisha thënë se është i ligës përçarëse. Ai komunikim ishte, si të them, i atij kufiri andej, jo këndej nga jemi ne. Më vjen keq që po e cek, por mu desht,” ka thënë Erkand Karaj pas ndeshjes.

Tirana u mposht nga Peja Karagaç dhe ka pozitën e pestë në Ligën Unike aktualisht, me bilanc 5-6.


 
Të gjitha lajmet nga