GJYQTARËT
Austriakët ndajnë drejtësinë në Qipro-Kosova
9 September, 2024 @12:04
UEFA ka përcaktuar edhe gjyqtarët për ndeshjen Qipro - Kosova. Përballja e dytë në grupin 2 të Ligës C të Kombeve, ku Kosova është mysafire e Qipros luhet sonte me fillim prej orës 18:00, ndërsa gjyqtarët vijnë nga Austria.
Kosova ka 0 pikë pas 1 ndeshjeje të luajtur, ndërsa Qiproja 3 pikë. Dardanët janë mposhtur nga Rumania në përballjen e parë, derisa vendasit e sotëm kanë fituar si mysafir Lituaninë.
UEFA për përballjen që është e rëndësishme për të dyja palët ka zgjedhur katërshen austriake në drejtim, ku kryesor është Sebastian Gishamer, ndërsa ndihmës janë: Roland Riedel dhe Santino Schreiner. Refer i katërt është Julian Weinberger.
Gishamer përndryshe 35 vjeç këtë stinor ka referuar 2 ndeshje kualifikuese për Europa League, 2 në Bundesligë austriake dhe 2 në Kupën e Austrisë. Në total në këto ndeshje ka shpërndarë 30 kartona të verdhë! Mesatarja e tij e kartonave të verdhë për ndeshje, shkon në 5 sosh!