Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA E SPORTIT SHKOLLOR

“Bajram Curri” i Istogut dhe “Jeronim de Rada” i Ferizajt mbajnë kryesimet në LSSh

“Bajram Curri” i Istogut dhe “Jeronim de Rada” i Ferizajt mbajnë kryesimet në LSSh


17 May, 2021 @17:19

Federata e Basketbollit e Kosovës ka bërë të ditur rezultatet e xhiros së katërt të Ligës së Sportit Shkollor, e cila u zhvillua në Suharekë.

Shkolla fillore “Bajram Curri” nga Istogu në konkurrencën e djemve dhe ajo “Jeronim de Rada” nga Ferizaj, kanë mbajtur pozitat e para në ligat përkatëse edhe pas xhiros së katërt, duke shënuar fitoret e katërta në po aq ndeshje.

Kjo ligë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor në Republikën e Kosovës, ndërsa qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan.

Rezultatet e ndeshjeve të kësaj jave dhe tabelat aktuale i gjeni më poshtë.


KONKURRENCA E DJEMVE



KONKURRENCA E VAJZAVE



 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga U18