GAMEWEEK 1, DAY 1
Barça fiton derbin në nismë të stinorit
2 October, 2020 @0:11
Barcelona ka nisur me fitore në derbi stinorin e ri të Euroligës, në xhiron e parë të së cilës u zhvilluan disa ndeshje.
Katalonasit mposhtën me 10 pikë dallim CSKA Moskën 76-66, ku më i dalluari ishte Brandon Davies me 18 pikë të shënuara, ndërsa Nikola Mirotic dha 17 pikë e 7 kërcime në fitore.
Në duelet tjera të natës, Anadolu Efes u mposht nga Zeniti rus 69-73, ndërsa Zalgirisi shkëputi fitore në fund ndaj Olympiacosit si mysafir 67-68.
Maccabi mposhti Alba Berlinin 80-73, ndërsa Valencia kaloi ngushtë Asvelin 65-63.