Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI -PRISHTINA, SHKËLQEN KAMPIONI

Bashir Ahmed shkëlqen, Ylli lehtë ndaj Prishtinës përsëri

Foto: FBK

Bashir Ahmed shkëlqen, Ylli lehtë ndaj Prishtinës përsëri


28 December, 2022 @19:52

Sikurse në përballjen e dytë kampionale, ashtu edhe në të tretën. Ylli ka shkëlqyer në pjesë të dytë ndaj Prishtinës sonte, veçanërisht në çerekun e tretë të ndeshjes për t’i ndalë ata në 51 pikë, derisa fitoi ndeshjen pa problem 71-51 [14-10, 18-16, 20-9, 19-16].

Ka qenë Bashir Ahmed që ka shkëlqyer te ekipi i Adis Beciragicit sonte, derisa Ylli ka vazhduar super-serinë rekorde të Superligës, duke e arritur fitoren e 10 radhazi. Ahmed kreu ndeshjen me 21 pikë, 9 kërcime, 3 asistime e 1 top të rrëmbyer.

Për më tepër, Beciragic përdori 10 lojtarë të ekipit sonte në këtë fitore, për t’i dhënë minuta edhe atyre që më pak shijojnë ndeshjet, ashtu që të fitojnë përvojë, derisa fitoren e kishte thuajse të siguruar 10 minuta para fundit të ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Malcolm Armstead efektiv, në vetëm 15 minuta luajti me 9 pikë, duke shutuar 3/5 për tri pikë, 5 kërcime, 2 asisitime e 2 topa të rrymbyer, kurse 7 pikë i dha Valon Bunjaku që bëri edhe 6 asistime e 2 kërcime në proces.

Te Prishtina nuk kanë funksionuar aspak treshet sonte. Dardan Berisha gjuajti 0/6, Derrick Wilson shutoi 0/4 ndërsa Lejson Zeqiri 0/5!!! Më efikasi në ekip ishte Dustin Thomas me 17 pikë e 6 kërcime, ndërsa 11 pikë, 5 asistime e 4 kërcime i bëri Wilson.

Ylli me këtë fitore bën bilancin 10-4 pas fitores së 10 me radhë, ndërsa Prishtina është në 10-5 me sonte. Me këtë fitore, Ylli ka bërë bilancin 2-1 ndaj Prishtinës këtë stinor në Superligë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga