Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - PEJA @ GAME 1

Bashkimi fiton, me dominimin e Sinanit dhe Lockes

BOROZANI/Arian Paçarizi

Bashkimi fiton, me dominimin e Sinanit dhe Lockes


29 April, 2017 @20:59

Bashkimi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të serisë gjysmëfinale të Play-Offit ndaj Pejës.

Me këtë, Bashkimi ka marrë epërsinë 1-0 në seri ndaj Pejës. Bashkimi mposhti Pejën sonte në Sezai Surroi të Prizrenit me rezultat 116-87.

ÇEREKËT

Portokallezinjtë nisën mirë ndeshjen dhe shënuan mbi 30 pikë në çerekun e parë të lojës.

Pastaj në çerekun e dytë, Peja u këndell, duke e ngushtuar epërsinë në 3 pikë, ku pjesa e parë përfundoi me rezultat 50-47.

SKEMA E PLAYOFFIT TË SUPERLIGËS

Sidoqoftë, Bashkimi i vetëdijshëm se Peja nuk ka qendër klasike, shfrytëzoi maksimalisht Gazmend Sinanin dhe në ndihmë të tij edhe Kayel Locken për të rimarrë epërsinë në ndeshje ku në çerekun e tretë riktheu epërsinë e lartë, 82-63 dhe e vazhdoi deri në fund, 116-87.

Dallimi në ndeshje u pa qartë te pozita e qendrës, ndërsa Sinani e Locke bashkë bënë double-double, duke shfrytëzuar kërcimet. Dyshja në fjalë mblodhi më shumë topa nën kosh sesa tërë ekipi i Pejës, që udhëtoi në Prizren me vetëm 8 lojtarë në përbërje shkaku i krizës financiare.

PERFORMANCAT

Më efikasi te Bashkimi ka qenë Justin Black me 33 pikë të shënuara sonte. Ai ka bërë edhe 8 asistime në këtë fitore.

Kayel Locke ka luajtur me 20 pikë, 11 kërcime e 3 asistime. Ndërsa Gazmend Sinani ka dhënë 18 pikë, 20 kërcime, 2 asistime dhe 2 bllokada.

Te Peja, slloveni Robert Abramovic ka shënuar 25 pikë në ndeshjen që s’pushoi fare. 19 pikë të tjera shtoi Arti Hajdari, ndërsa nga 15 dhanë Leonard Mekaj e Arian Qallaku.

Seria tash vazhdon në Karagaç të Pejës, ku do të zhvillohen dy ndeshjet e radhës. Ekipi që arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Offit. Në rast se nuk zgjidhet fituesi pas dy ndeshjeve të radhës, atëherë seria në dy ndeshjet e fundit (të katërtën dhe të pestën) bartet në Sezai Surroi.



Bashkimi

1 Justin Black (25:59) 33 pikë 5 kërcime 8 asistime
2 Kayel Locke (38:00) 20 pikë 11 kërcime 3 asistime
3 Gazmend Sinani (29:58) 18 pikë 20 kërcime 2 asistime
4 Garrius Adams (18:40) 14 pikë 7 kërcime 3 asistime
5 Temi Soyebo (27:43) 11 pikë 4 kërcime 12 asistime
6 Mikaile Tmusic (24:13) 10 pikë 1 kërcim 2 asistime
7 Qëndrim Biraj (9:11) 4 pikë 2 kërcime 2 asistime
8 Ardit Memqaj (1:59) 2 pikë 2 kërcime -
9 Arian Tahiri (9:58) 2 pikë 1 kërcim 1 bllokadë
10 Arion Balluku (2:33) 2 pikë - 1 top të vjedhur
11 Imer Tahiri (11:42) 0 pikë - 2 asistime


Peja

1 Robert Abramovic (40:00) 25 pikë 4 kërcime 4 asistime
2 Arti Hajdari (37:45) 19 pikë 3 kërcime 2 asistime
3 Arian Qallaku (30:13) 15 pikë 4 kërcime 3 topa të vjedhur
4 Leonard Mekaj (37:02) 15 pikë - 8 asistime
5 Egzon Kuqi (26:26) 8 pikë 6 kërcime 2 asistime
6 Blendi Kadusha (15:22) 5 pikë 3 kërcime -
7 Mirza Muric (13:10) 0 pikë 2 kërcime 2 asistime

ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PEJA

Bashkimi ruan epërsinë

FBK Superliga

Bashkimi ruan epërsinë

29/04/17 @ 20:45

PJESA E PARË: BASHKIMI-PEJA

Peja s’dorëzohet, zvogëlohet epërsia e Bashkimit

FBK Superliga

Peja s’dorëzohet, zvogëlohet epërsia e Bashkimit

29/04/17 @ 20:11

ÇEREKU I PARË: BASHKIMI-PEJA

Bashkimi në epërsi

FBK Superliga

Bashkimi në epërsi

29/04/17 @ 19:42

TIRANA-VLLAZNIA

Tirana, kampione e Shqipërisë

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tirana, kampione e Shqipërisë

29/04/17 @ 19:40

STARTERS

5-shet e para: Bashkimi-Peja

FBK Superliga

5-shet e para: Bashkimi-Peja

29/04/17 @ 19:23

PP: TIRANA-VLLAZNIA

Tirana pranë titullit, Vllaznia s’dorëzohet

International/Sportistë shqiptarë në botë

Tirana pranë titullit, Vllaznia s’dorëzohet

29/04/17 @ 18:54

PLAYOFF START

Dueli i parë i Play-Offit, sonte në Prizren

FBK Superliga

Dueli i parë i Play-Offit, sonte në Prizren

29/04/17 @ 12:13

JAZZ - CLIPPERS @ GAME 6

Ndeshja e 7 përcakton fituesin

NBA

Ndeshja e 7 përcakton fituesin

29/04/17 @ 09:50

BULLS - CELTICS @ GAME 6

Celtics me dominim total në gj’finale

NBA

Celtics me dominim total në gj’finale

29/04/17 @ 09:28

HAWKS - WIZARDS @ GAME 6

Atlanta përplaset në ‘Wall’ të Washingtonit

NBA

Atlanta përplaset në ‘Wall’ të Washingtonit

29/04/17 @ 09:05

KEK-u - NEW BASKET

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

FBK Liga e Parë

KB KEK-u në gjysmëfinale të Play Offit, New Basketi rrezikon

28/02/25 @ 23:40

VUSHTRRIA - KOSOVARI

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

FBK Liga e Parë

Fitore e madhe për Vushtrrinë ndaj KB Kosovarit, shpreson në mbijetesë

28/02/25 @ 23:37

KERASAN - BOREA

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

FBK Liga e Parë

Borea mposht rivalin direkt, pranë Play Offit

28/02/25 @ 22:31

GRAPELAND - ISTOGU

12/12 për Grapelandin

FBK Liga e Parë

12/12 për Grapelandin

28/02/25 @ 22:25

PËRFORCIM I RI TE TREPÇA

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

FBK Superliga

Madut Junior - zyrtarisht te Trepça!

28/02/25 @ 20:30

VJEN VENDIMI! KAMPIONI FITON NË TAVOLINË

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

FFK Superliga

Ballkani merr fitore në tavolinë ndaj Feronikelit’74

28/02/25 @ 15:12

SHORTI PËR GJYSMËFINALE!

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

Kupa e Kosovës/FFK Superliga/FFK Liga e parë

Kupa e Kosovës: Caktohet data e shortit për ndeshjet gjysmëfinale

28/02/25 @ 14:52

VENDIMI I KDE-së

Suspendohet Statovci!

FFK Liga e parë

Suspendohet Statovci!

28/02/25 @ 14:44

NGA INFORMATORI NR. 21

Informatori Nr. 21 i pastër, pa dënime për klube

FBK Superliga

Informatori Nr. 21 i pastër, pa dënime për klube

28/02/25 @ 12:19

MVP I XHIROS XXI

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)

FBK Superliga

Alex Lomax (Bora) - MVP (21)

28/02/25 @ 11:12


 
Të gjitha lajmet nga