PLAYOFF START
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Dueli i parë i Play-Offit, sonte në Prizren
29 April, 2017 @12:13
Bashkimi nis për herë të parë pas 15 viteve nga pozita e dytë rrugëtimin në Play-Off (pjesën përfundimtare të stinorit).
Sonte në Sezai Surroi, që pritet të jetë i mbushur me shikues, portokallezinjtë do të presin Pejën, në duelin e parë gjysmëfinal të Play-Offit.
SHIKO: STINORI I RREGULLT, TABELA PËRFUDIMTARE
Bashkimi që në stinorin e rregullt ka fituar 3-1 me ndeshje ndaj Pejës, sonte do të kërkojë fitoren e parë gjysmëfinale, duke llogaritur edhe përparësinë e terrenit.
Peja në anën tjetër, e dobësuar shumë për shkak të krizës financiare që e kapi ekipin në muajt e fundit, në duelet e fundit është futur me lojtarët vendorë, disa juniorë dhe nga të huajt vetëm Robert Abramovic, që ka pranuar të luaj deri në fund të stinorit pa pagesë!
SHIKO: SKEMA PLAYOFF DREJT FINALES
Ndeshja zhvillohet sonte prej orës 19e30, ndërsa fituesi do të merr epërsinë 1-0 në seri, para ndeshjes së radhës që zhvillohet në Karagaç të Pejës.
Skuadra që i arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale.