TREPÇA-KERASAN

BOROZANI/ Arian Paçarizi
Trepça mposht Kerasanin, mbyll stinorin e rregullt
27 April, 2017 @22:56
Trepça ka arritur që të fitojë përballjen e fundit të stinorit të rregullt ndaj Kerasan Prishtinës sonte, duke e mposhtur atë me rezultat të thellë, 108-79.
Ekipi mitrovicas që është në krizë në dy muajt e fundit, dallimin kryesor e ka bërë në çerek të fundit të ndeshjes, kur e morri atë 32-13 për të bërë dallimin dhe për të siguruar fitoren.
Besnik Azemi ka shënuar 24 pikë, ndërsa Montrael Scott e Samir Zekiqi nga 23 në këtë fitore të Trepçës.
Te Kerasani me 22 pikë të shënuara më efikas ka qenë Alban Latifaj, ndërsa 21 të tjera ka shtuar Rinor Ahmeti.
Trepça përfundoi stinorin në vend të katërt, ndërsa tash ka dy ditë për tu bërë gati për Play-Off, ku e pret Sigal Prishtina, të dielën.
Në anën tjetër, Kerasani do të duhet të pret kundërshtarin që vjen nga finalja e Play-Offit të Ligës së Parë, për të luftuar për një vend në Superligë.