WIZARDS - HAWKS @ GAME 5

Foto: nba.com
Përparësia te Washingtoni, 3-2 në epërsi
27 April, 2017 @9:24
Në këtë seri në mes të Washingtonit dhe Atlantës, skuadrat vendase deri më tani kanë fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në shtëpi.
Kjo vazhdoi edhe në ndeshjen e pestë të serisë, ku Washington Wizardsi e mposhti Atlanta Hawksin me rezultat 103-99.
Ndeshja ishte e barabartë gjatë gjithë lojës, derisa në fund një hap më përpara ishin “magjistarët”.
Bradley Beal ishte koshashënuesi më i mirë me 27 pikë, derisa shkëlqeu John Wall me 20 pikë e 14 asistime dhe i rrëmbeu 6 kërcime.
Te Atlanta, Dennis Schroder, u dallua me 29 pikë e 11 asistime.
Ndeshja e gjashtë e serisë, do të luhet në palestrën e Atlantës, me 28 prill.