DUELI I TRETË I SERISË

Foto: Arkiv
Të shtunën mund të bëhen kampionë
27 April, 2017 @8:52
Pas dy fitoreve të shënuara ndaj Vllaznisë së Shkodrës në dy duelet e para të Play-Offit, skuadra e Tiranës ka përcaktuar të shtunën si ditë, për ndeshjet e tretë me radhë të finales.
Nëse bardhekaltërit nga kryeqyteti i Shqipërisë fitojnë edhe në këtë ndeshje, atëherë me rezultat të pëgjithshëm 3-0 do të bëhen kampionë të Shqipërisë për stinorin 2016/17.
Në anën tjetër, Vllaznia, që humbi në fund duelin e dytë në Shkodër, do të provojë të këndellet në këtë ndeshje.
Ndeshja zhvillohet të shtunën mbrëma në “Asllan Rusi”.