DARUSSAFAKA - REAL @ GAME 3

Foto: eurleague.net
Real Madridi revanshohet, një hap larg Final Fourit
26 April, 2017 @22:19
“Borxhin” e mbetur në ndeshjen e dytë të serisë në Madrid, “mbretërit” shumë shpejtë ia kthyen Darussafakës në ndeshjen e tretë në Stamboll.
Reali e mposhti Darussafakan, me rezultat 88-81, në “Volkswagen Arena” dhe kaloi 2-1 në epërsi në seri.
Lojtari kyç i ndeshjes ishte Gustavo Ayon, i cili shkëlqeu me 18 pikë e 9 kërcime, derisa koshashënuesi më i mirë ishte Jaycee Caroll me 21 pikë të shënuara.
Te skuadra turke u dallua më së shumti Ante Zizic me 20 pikë e 5 kërcime.
Ndeshja e katërt e serisë do të luhet përsëri në Turqi me 28 prill, derisa Real Madridit i nevojitet vetëm edhe një fitore për t’u bërë kundërshtari i Fenerbahçes në Final Four.