CLIPPERS vs JAZZ @ GAME 5

Foto: nba.com
Utah merr avantazhin nga Clippers
26 April, 2017 @9:58
Utah Jazz, nga disavantazhi 2-1 në seri, tani është në përparsi 3-2 dhe vetëm një fitore i nevojitet për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Në ndeshjen e pestë e serisë, e luajtur në “Staples Center” të Clippersit, ndeshja përfundoi në favor të Utahs me rezultat 96-92.
Loja shumë e mirë e Gordon Haywardit, i cili luajti me 27 pikë e 8 asistime, ia lehtësoi punën skuadrës dhe e kaloi në epërsi.
Kurse në anën tjetër, mungesa e qendrës Blake Griffin, është duke u vërejtur dukshëm te Clippers, Griffin e kishte dëmtuar gishtin e këmbës dhe në dy ndeshjet e humbura nuk ishte në parket, derisa në ndeshjen e fundit u dallua Chris Paul me 28 pikë e 9 asistime.
Ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet në palestrën e Utah Jazzit. Nëse Utah fiton, do të kualifikohet në gjysmëfinale dhe do të kenë kundërshtar Golden State Warriorsin.