FIBA EUROPE CUP

Nanterre’92 kampion i FIBA Europe Cup
25 April, 2017 @22:25
Finalja tepër interesante e FIBA Europe Cup ka përfunduar ngushtë, ndërsa Nanterre 92 është kampionja e re e garës.
Nanterre 92 triumfoi në përballjen franceze ndaj Elan Chalonit 82-79, në ndeshjen e kthimit të finales së FIBA Europe Cup. Dueli i parë kishte përfunduar baraz, 58-58.
Warren me double-double prej 24 pikëve dhe 10 asistimeve la shenjë në finale, derisa 16 pikë tjera erdhën edhe nga Butterfield për të fituar trofeun e radhës për ekipin, që ditë më parë fitoi edhe Kupën e Francës.
Te Elan Chalon, 24 pikët e Clark dhe 17 të tjera nga Momo Fall nuk mjaftuan për pak që të arrihet trofeu.
fullstat:
http://www.fiba.com/ls/#12643&12649-15-B |