SEMIFINALS

Nis Play-Offi në Ligën e femrave
24 April, 2017 @16:13
Duelet gjysmëfinale të Play-Offit në Ligën e Femrave nisin këtë të mërkurë (pasnesër) ka bërë të ditur FBK përmes një njoftimi sot.
Penza dhe Vëllaznimi do të ndeshen në njërën gjysmëfinale, ndërsa Prishtina dhe Trepça në gjysmëfinalen tjetër.
Të dyja ndeshjet zhvillohen të mërkurën më 26 prill 2017, ndërsa ekipi që arrin 2 fitore së pari, kalon në finale.
E mërkurë (12:00) Prishtina-Trepça;
E mërkurë (19:30) Penza-Vëllaznimi.