DARDANI NË SERIE A

Foto: juvecaserta.it
Snajperi i Dardanit sjell fitoren për Juvecasertan
23 April, 2017 @20:58
Përsëri Dardan Berisha dhe përsëri fitore për Juvecasertan në Serie A të Italisë. Reprezentuesi i Kosovës ka qenë basketbollisti më efikas i skuadrës së tij duke shënuar 24 pikë në fitoren 86-82 ndaj Enel Basket Brindisit.
Dardani ka shutuar 7 herë për tre pikë duke qëlluar 6 herë koshin, derisa ka kontribuuar për 25 minuta në parket për ekipin e tij në fitoren e 11 të stinorit.
Berisha ka luajtur me saktësi 60% për dy, 85.7% për tre pikë, ndërsa ka kapur katër topa në kërcime e ka shënuar 1 asistim në fitore.
Pas kësaj ndeshjeje Juvecaserta ka bilanc 11-17 në Serie A, ndërsa Brindisi 14-14.
fullstat:
http://web.legabasket.it/game/66909/ |