PORTLAND - WARRIORS @ GAME 3

Foto:nba.com
Portland pranë eliminimit
23 April, 2017 @13:15
Skuadra e Portland Trail Blazersit, është pranë deklasimit në serinë kundër Golden State Warriors.
Krahas dy ndeshjeve të luajtura, në ndeshjen e tretë ishin më të koncentruar, ku gjatë ndeshjes e kapën një epërsi prej 17 pikëve.
Por nënkampioni i NBA-së, Golden State Warriors, u këndell në çerekun e tretë të ndeshjes dhe në fund arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 119-113.
Kevin Duranti mungoi përsëri për shkak të lendimit te “luftëtarët”, derisa kryesuesit në ndeshje ishin Stephen Curry (34 pikë) e Klay Thompson (24 pikë).
Në anën tjetër, dyshja CJ McCollum (32 pikë) dhe Damian Lillard (31 pikë) përsëri ishin më të mirët te Portlandi por nuk mjaftoi për fitore performanca e tyre.
Warriorsave i duhet vetëm edhe një fitore për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, derisa ndeshja e katërt e serisë do të luhet përsëri në Portland me 24 prill.