SIGAL PRISHTINA - TREPÇA

Larg derbit, Prishtina shkel Trepçën
22 April, 2017 @20:19
Derbi i xhiros XXVII në Superligë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës përfundoi herët, në aspektin e përcaktimit të fituesit.
Kjo për arsye se vendasit dominuan plotësisht në lojë dhe krijuan epërsi të thellë, duke e bërë të pamundur që të rrezikohet fitorja nga ana e mitrovicasve.
Prishtina fitoi me epërsi prej hiq më pak se 46 pikëve epërsi, 123-77, duke e regjistruar kështu fitoren e 24-të në Superligë.
Shtatë basketbollistë të Prishtinës e përmbyllën takimin me pikë dyshifrore, ndërsa prej tyre më i dalluari ishte ish lojtari i Trepçës, Drilon Hajrizi, i icili shënoi 18 pikë.
Në anën tjetër, Montrael Scott bëri çmos për skuadrën e tij duke shënuar plotë 31 pikë, mirë kontributi i mangët i bashkëlojtarëve të tij, bëri që të krijohet dallimi i madh në rezultat.
Vlen të ceket që te Trepça vetëm Scott dhe Ljujic isht basketbollistët e huaj që u paraqitën në këtë ndeshje.
Pikërisht Prishtina dhe Trepça janë dy skuadra që do të takohen në gjysmëfinale të Playoffit, ndërsa pas kësaj paraqitjeje Trepçës i mbetet pak gjasë për të shpresuar finalen.
Ndeshjen e ardhshme dhe të fundit të pjesës së rregullt të kampionatit, Prishtina e luan kundër Rahovecit, ndërsa Trepça e pret në shtëpi Kerasan Prishtinën.
SIGAL PRISHTINA
1 | Drilon Hajrizi (18:05) | 18 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
2 | Nenad Delic (19:58) | 15 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Jabarie Hinds (17:41) | 15 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Fisnik Rugova (21:32) | 13 pikë | 9 kërcime | 3 asistime |
5 | Edmond Azemi (18:12) | 13 pikë | 4 kërcime | 6 asistime |
6 | Willie Kemp (19:02) | 13 pikë | 4 asistime | - |
7 | Urim Zenelaj (10:11) | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
8 | Fuquan Edwin (14:21) | 8 pikë | 1 asistim | - |
9 | Rinor Peci (16:55) | 7 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
10 | Mike Moser (18:17) | 6 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
11 | Muhamedali Janjeva (10:46) | 5 pikë | 2 kërcime | - |
12 | Granit Rugova (14:56) | 0 pikë | 3 kërcime | 7 asistime |
TREPÇA
1 | Montrael Scott (40:00) | 31 pikë | 7 kërcime | 6 asistime |
2 | Nikola Ljujic (35:27) | 16 pikë | 5 kërcime | - |
3 | Samir Zekiqi (40:00) | 13 pikë | 1 kërcim | 3 asistime |
4 | Besnik Azemi (28:47) | 12 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
5 | Burim Zekiqi (21:41) | 5 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
6 | Agon Selmani (14:48) | 0 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Valdrin Haxhiu (13:21) | 0 pikë | 1 kërcim | |
8 | Albelard Rashiti (4:49) | 0 pikë | - | - |
9 | Rinor Selmani (1:04) | 0 pikë | - | - |
10 | Rinor Kosterci | - | - | - |
11 | Ramadan Zekiqi | - | - | - |
12 | Donat Musa | - | - | - |