BULLS - CELTICS @ GAME 3

Foto: nba.com
Vjen fitorja e parë e Bostonit
22 April, 2017 @10:05
Në dy ndeshje e para të Play Offit, Chicago Bulls, arriti ta mposht Bostonin dhe të kthehet me përparësi në Chicago.
Por, lëndimi i yllit Rajon Rondo gjatë javës, ndikoi dukshëm në lojën e demave, e këtë e shfrytëzoi më së miri skuadra e Bostonit dhe arriti fitoren e parë në seri, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 104-87.
Celtics, gjatë ndeshjes e krijoi një epërsi prej 20 pikëve, derisa Bullsat kaluan vetëm një herë në epërsi prej 1 pikëve pastaj ndeshja u kontrollua nga djelmoshat e trajnerit Brad Stevens.
Al Horford, luajti me 18 pikë, 8 kërcime e 6 asistime, ku u ndihmua edhe nga Isaiah Thomas me 16 pikë e 9 asistime.
Në anën tjetër u dallua Dwyane Wade me 18 pikë.
Ndeshja e katërt e serisë do të luhet përsëri në Chicago, me 24 prill.
FAKT:
Bostoni në mënyrë ekipore shënoi 17 treshe gjatë lojës |