OLYMPIACOS - EFES @ GAME 2

Foto:euroleague.net
Efesi shokon Olympiacosin
21 April, 2017 @22:02
Skuadra turke Anadolu Efes, gjatë gjithë ndeshjes ishte duke përcjellur Olympiacosin me disavantazh.
Por në çerekun e fundit gjërat u ndryshuan tërësisht dhe me lojë të mirë të Efesit, skuadra turke arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 73-71 në Greqi.
Bryant Dunston ishte më i miri te Efesi me 16 pikë, që u ndihmua edhe nga Tyler Honeycutt me 15 pikë të tjera.
Kurse performanca fenomenale e yllit veteran të Olympiacosit, Vassilis Spanoulis, që luajti me 20 pikë e 6 asistime, nuk mjaftoi për fitore.
Tani, seria u barazua në 1-1 dhe dy ndeshjet e radhës do të luhen në Stamboll.