THUNDER - ROCKETS @ GAME 3

Foto: nba,com
W’brook i mban gjallë shpresat për OKC
22 April, 2017 @10:30
Super ylli i Oklahoma City Thunderit, Russell Westbrook, së bashku me kompaninë e tij, arritën ta mposhtin Houston Rocketsin me rezultat 115-113.
Fundi i ndeshjes ishte një dramë e vërtet, ku pas dy huqjeve të Westbrookut nga vija e gjuajtjeve të lira në 8 sekondat e fundit të ndeshjes, fati i Houstonit ishte në duart e James Hardenit.
Super ylli i Houstonit, Harden, tentoi për tre pikë, por ishte i pa suksesshëm kësaj radhe dhe e regjistruan humbjen e parë në seri.
Russell Westbrook, përsëri luajti me shifrat magjike triple-double, 32 pikë, 13 kërcime e 11 asistime.
Në anën tjetër, performanca e James Hardenit prej 44 pikëve, 6 kërcimeve e 6 asistimeve, u shfrytëzuan vetëm për statistika personale.
Tani rezultati në seri është 2-1 në favor të Houstonit, ndeshja e katërt do të luhet përsëri në palestrën e Oklahomës me 23 prill.