NË PEJË
BOROZANI/ Arian Paçarizi
Kriza e Pejës vazhdon
22 April, 2017 @18:22
Nuk dihet nëse Peja do të këndellet në prag Play-Offi.
Verdhezinjtë siç është parë edhe mbrëmë në përballje ndaj Vëllaznimit nuk kanë pasur shumicën e lojtarëve bazë të ekipit dhe tashmë aty nuk janë parë as reprezentuesit, Alban Veseli e Mirza Ahmetbasic, ndërsa nga të huajt ka mbetur vetëm Robert Abramovic.
Peja ka mposhtur Vëllaznimin bindshëm mbrëmë, por në përballjen e fundit të stinorit ndaj Bashkimit mund të humbin tashmë edhe vendin e dytë në klasifikim dhe potencialisht finalen e Superligës.
Gjithsesi, kriza financiare në ekip është e dukshme dhe pritet të shihet se çka do të ndodh me verdhezinjtë në ditët e fundit të stinorit 2016/17, por edhe si do t’ia nisin stinorit që vjen, pasi që tashmë borxhet ndaj lojtarëve çojnë ekipin në Gjyqin Arbitrar të Basketbollit.