JAZZ - CLIPPERS @ GAME 3

Foto: nba.com
Clippers fiton ndeshjen, humb Griffinin
22 April, 2017 @10:59
Los Angeles Clippers, triumfoi ndaj Utah Jazzit, në ndeshjen e tretë të serisë, me rezultat 111-106.
Chris Paul ishte ylli i ndeshjes me 34 pikë, 10 asistime e 7 kërcime, derisa gjatë ndeshjes Blake Griffin e lendoi gishtin dhe u detyrua të largohet, duke luajtur vetëm 18 minuta.
Në anën tjetër, nata e karrierës për Gordon Hayward, u mohua nga kundërshtari. Ai luajti me 40 pikë që ishte shifra më e lartë në karrierën e tij gjatë play offit, por nuk mjaftoi për fitore.
Clippers kaloi 2-1 në epërsi në seri, ndeshja e katërt do të luhet përsëri në Utah me 23 prill.