HAWKS - WIZARDS @ GAME 3

Foto: nba.com
Atlanta rrëmben fitoren nga Washingtoni
23 April, 2017 @12:52
Atlanta Hawks, nuk e ngriti “flamurin e bardhë” kundër Washington Wizardsit.
“Shqiponjat”, i mposhtën “magjistarët” në ndeshjen e tretë të serisë me rezultat 116-98.
Djelmoshat e trajnerit Mike Budenholzer, ishin gjatë gjithë ndeshjes në epërsi dhe e dominuan ndeshjen.
Paul Milsap ishte koshashënuesi më i mirë me 29 pikë, derisa u ndihmua edhe nga Dennis Schroder me 27 pikë të tjera.
Në anën tjetër 29 pikët e John Wallit nuk mjaftuan.
Ndeshja e katërt e serisë do të luhet në Atlanta përsëri me 24 prill.