BUCKS - RAPTORS @ GAME 4

Foto: nba,com
Toronto s’lejon shkëputjen e Bucksit
23 April, 2017 @12:31
Skuadra kanadeze, Torontor Raptors, në ndeshjen e katërt të serisë, arriti ta mposht Milwaukee Bucksin me rezultat 87-76.
Bucks ishte 2-1 në epërsi në seri, por Raptors nuk u dorëzua dhe nuk lejoi shkëputjen e kundërshtarit dhe e barazoi serinë në 2-2.
Ylli i Torontos, DeMar DeRozan, i cili në ndeshjen e tretë luajti me vetëm 8 pikë, kësaj radhe nuk e bëri gabimin e njejtë dhe u bë koshashënuesi më i mirë i skuadrës me 33 pikë.
Te Bucks u dallua Tony Snell me 19 pikë.
Tani seria do të bartet në Kanada, ku ndeshja e pestë do të luhet me 24 prill.