NËSE JENI TË INTERESUAR...

FBK fton të interesuarit për gjyqtarë
23 April, 2017 @16:35
FBK ka bërë të ditur se nga data 1 maj 2017 do të nis trajnimi intenziv për gjyqtarët fillestarë.
Të gjithë kandidatët që mbushin këto kritere mund të paraqiten:
1. Mosha nga 18 deri në 24 vjet.
2. Njohuri në gjuhë angleze.
3. Të deponojnë çertifikatën shëndetësore.
4. Preferohet të kenë njohuri të lojës së basketbollit (ish-lojtarë të kategorive të reja).
Kandidatët paraqitjen e tyre duhet ta bëjnë deri më 30 prill 2017: personalisht në lokalet e FBK-së, email: [email protected] dhe telefon: 049738087.