PRISHTINAeRE-BOREA

Borea perfekte në stinorin e rregullt
23 April, 2017 @14:20
Skuadra e re e krijuar në Pejë, Borea, ka përfunduar stinorin e parë të saj garues në mënyrë perfekte duke shënuar fitore në të gjitha ndeshjet e Ligës së Parë.
Ajo sot ka mposhtur edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit të rregullt të Ligës së Parë, Prishtinën e re, 77-94, për të çuar bilancin në 14-0.
Prishtina e Re në anën tjetër, duhet të luajë edhe një ndeshje të mbetur që e ka ndaj Newbornit, për të përcaktuar renditjen përfundimtare.
RREGULLORJA e FBK:
Në edicionin garues 2016/2017 Liga e Parë e Meshkujve do të përbehet prej tetë ekipeve të ranguara ma mirë në edicionin garues 2015/2016. Në këtë rang ekipet do të bëjnë gara me sistem të dy fishtë (vajtje – ardhje) gjishej 14 xhiro, kurse pas përfudnimit të sezonit të rregullt, katër ekipet më së miri të ranguara në tabelë, do të plasohen në plejof. Gjysmëfinalet e plejofit të Ligës së Parë të Meshkujve zhvillohen sipas formulës 1 vs 4, 2 vs 3. Në finale plasohet ekipi që i pari arrin 2 fitore.gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit vajtje ardhje. Ekipi më lart i ranguar në sezonin e rregullt e ka epërsinë e terrenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen 1 dhe ndeshjen eventuale 3. Në finale të plejofit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Finalja e plejofit zhvillohet sipas formatit vajtje – ardhje. Ekipi më lart i ranguar në sezonin e rregullt e ka epërsinë e terenit vendës dhe luan si vendës në ndeshjen 1 dhe ndeshjen eventuale 3.Kampioni i Ligës së Parë të meshkujve e fiton të drejtën të garojë në Superligë në sezonin 2016-17. Finalisti i plejofit të Ligës së Parë të meshkujve luan në plejaut me ekipin e parafundit të Superligës dhe fitues shpallet ekipi që i pari arrin dy fitore. |