MEMPHIS - SPURS @ GAME 4

Foto:nba,com
Shpëtimtari Gasol, barazon serinë
23 April, 2017 @13:38
San Antonio Spurs, befasohet për herë të dytë para Memphis Grizzlies.
Në ndeshjen e katërt të serisë, për ta përcaktuar fituesin, është nevojitur të luhen edhe vazhdimet, kurse heroi i natës u bë spanjolli Marc Gasol, i cili shënoi në sekondat e fundit dhe ia solli fitoren skuadrës me rezultat 110-108.
Koshashënuesi më i mirë te “arushat”, ishte Mike Conley me 35 pikë, derisa luajti edhe me 9 kërcime e 8 asistime.
Te Spursat nuk mjaftuan 43 pikët e Kawhi Leonardit.
Tani seria është barazuar në 2-2, derisa ndeshja e pestë do të luhet te palestra e San Antonios me 25 prill.