Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS ZYRTARIZIMIT

Brad Greenberg: Të fitojmë të gjitha ndeshjet

Greenberg, Belegu dhe Krump, sot në zyret e FBK/ Foto: FBK

Brad Greenberg: Të fitojmë të gjitha ndeshjet


23 April, 2017 @16:13

“Qëllimi jonë është t’i fitojmë ndeshjet, nuk mund të them se sa ndeshje do t’i fitojmë, por mund të them se qëllimi jonë është t’i fitojmë ndeshjet dhe të kualifikohemi. Ne do të vazhdojmë të luajmë, nuk do të jetë lehtë, kjo është më se e sigurt, por askush nuk ka thënë se do të jetë e lehtë, ne do të përpiqemi dhe do të bëjmë më të mirën në parket për të fituar sa më shumë ndeshje dhe për t’u kualifikuar tutje”, kështu është shprehur Brad Greenberg, trajneri amerikan, i cili të dielën në një konferencë për media të organizuar në zyre të FBK-së u prezantua para medieve si përzgjedhës i ri i Përfaqësueses së Kosovës.

Në konferencën për media të pranishëm ishin edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, i cili para medieve bëri të ditur se me përzgjedhësin e ri, Brad Greenberg është nënshkruar kontratë njëvjeçare, e kushtëzuar me rezultatin e parë të fazës parakualifikuese për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Belegu para gazetarëve ka folur për punën serioze që është duke e bërë FBK në programin e Përfaqësueses A dhe se nënshkrimi i kontratës me trajnerin amerikan Greenberg është vetëm hapi i parë drejt ndërtimit të një skuadre të fortë, e cila do të jetë “arrë e fortë” për kundërshtarët e Grupit C në parakualifikime për “Kina 2019”, ku në grup janë edhe Estonia dhe Maqedonia:

“Kemi punuar shumë në sigurimin e shërbimeve të një trajneri të duhur për Përfaqësuese dhe pas disa javësh bisedime kemi arritur marrëveshje me Brad Greenberg, i cili ne besojmë se do të arrij të realizoj qëllimin tonë, e që është kalimi i grupit C dhe vazhdimi tutje i garave kualifikuese për Kupën e Botës ‘Kina 2019’. Ne si FBK jemi shumë të kënaqur që kemi arritur marrëveshje me Greenberg dhe besojmë se me vullnetin e të gjithëve do t’ia dalim ta kalojmë me sukses këtë sfidë të madhe për Kosovën”.

Belegu

Ndërkohë Brad Greenberg në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm në konferencë ka thënë ndër të tjera se është i lumtur që është në Kosovë dhe se do të punoj me dëshirë të madhe në ditët, javët dhe muajt në vazhdim. Ai ka folur edhe për lojtarët që pret t’i ketë në Përfaqësuese, ndërsa ka thënë se do t’i pëlqente t’i ftonte në grumbullimin e gjerë të gjithë ata që i kanë mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në vitin e kaluar.

“Në grumbullimin e parë do të ftoj një grup më të madh të lojtarëve, por disa basketbollistë të rinj në mënyrë që fitojnë përvojë. Ka edhe prej atyre lojtarëve të cilët vitin e kaluar nuk ishin pjesë e Përfaqësueses, por që sivjet kanë shprehur dëshirë ta bëjnë një gjë të tillë dhe ne do t’i ftojmë. Ndërkaq unë besoj se lojtarët që do të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës do të jenë ata që do ta vlerësojnë shumë fanellën e kësaj skuadre dhe ata që në muajin korrik dhe gusht do të mendojnë vetëm për punën në Përfaqësuese”, ka shtuar ndër të tjera Greenberg.

Ai ka folur edhe për faktin se pse e ka zgjedhur Kosovën për të drejtuar në këtë fazë:

“Mendoj se është sfiduese të drejtosh një Përfaqësuese të re siç është kjo e Kosovës. Kemi biseduar gjatë dhe në fund kam vendosur, mendoj se ka qenë një vendim i duhur dhe besoj se koha do ta dëshmoj një gjë të tillë. Kam qenë asistent i Përfaqësueses së Venezuelës dhe më ka pëlqyer kjo eksperiencë, pra ka qenë unike, ndryshe prej asaj se si është të udhëheqësh një skuadër, andaj kur më është dhënë mundësia, si kjo e Kosovës kam dashur ta provoj dhe kjo është arsyeja pse kam vendosur ta drejtoj Përfaqësuesen e Kosovës”.

Ndërkohë në konferencë për media u prononcua edhe Anton Krump, kryetar i Këshillit Profesional të FBK-së:

“Unë jam i lumtur që jam pjesë e një procesi në një vend të tillë siç është Kosova, ku njerëzit e duan shumë basketbollin. Dhe kjo ka shumë rëndësi. Besoj se me vullnetin e madh të njerëzve që e udhëheqin basketbollin në Kosovë do të arrihen gjëra të mëdha si në nivel të Përfaqësueseve, ashtu edhe të punës me gjenerata të reja, pastaj me edukimin e trajnerëve, gjyqtarëve etj. Jam i bindur se për një periudhë të shkurtër Kosova do të ketë vend shumë të mirë në FIBA, dhe kjo do të arrihet vetëm me punë”.

Kosova do të luaj miqësore me Tunisin (2 ndeshje në Kosovë), Sllovakinë (2 ndeshje jashtë vendit), Austrinë dhe Shqipërinë.

Brad Greenberg aktualisht është trajner i skuadrës Eskisehir, anëtare e Ligës së Parë të Turqisë, e cila aktualisht ka përfunduar e para në këtë ligë dhe tani do të filloj fazën e “play-off”-it, ku 2 ekipet që përfundojnë të parat në këtë fazë do të kualifikohen për në Superligë.

Greenberg më parë e ka udhëhequr edhe klubin Hapoel Midgal Jerusalem me të cilin e ka fituar titullin, gjë të cilën e ka bërë edhe me Maccabi Bazan Haifa, kurse ka qenë asistent i Përfaqësueses së Venezuelës, si dhe ka qenë nënkryetar i Portland Trail Blazers, ndihmëstrajner i New York Knicks dhe LA Clippers.


PRISHTINAeRE-BOREA

Borea perfekte në stinorin e rregullt

FBK Liga e Parë

Borea perfekte në stinorin e rregullt

23/04/17 @ 14:20

PREZENTOHET PËRZGJEDHËSI I RI

Greenberg: Shpresoj t’ua shpaguaj besimin

Përfaqësuesja/Transfere

Greenberg: Shpresoj t’ua shpaguaj besimin

23/04/17 @ 14:09

MEMPHIS - SPURS @ GAME 4

Shpëtimtari Gasol, barazon serinë

NBA

Shpëtimtari Gasol, barazon serinë

23/04/17 @ 13:38

PORTLAND - WARRIORS @ GAME 3

Portland pranë eliminimit

NBA

Portland pranë eliminimit

23/04/17 @ 13:15

HAWKS - WIZARDS @ GAME 3

Atlanta rrëmben fitoren nga Washingtoni

NBA

Atlanta rrëmben fitoren nga Washingtoni

23/04/17 @ 12:52

BUCKS - RAPTORS @ GAME 4

Toronto s’lejon shkëputjen e Bucksit

NBA

Toronto s’lejon shkëputjen e Bucksit

23/04/17 @ 12:31

LIPJANI - DRITA

Lipjani mposht Dritën në derbin e javës

FBK Liga e Parë

Lipjani mposht Dritën në derbin e javës

22/04/17 @ 23:00

SIGAL PRISHTINA - TREPÇA

Larg derbit, Prishtina shkel Trepçën

FBK Superliga

Larg derbit, Prishtina shkel Trepçën

22/04/17 @ 20:19

LIVE: ÇEREKU I TRETË

Prishtina sikur fituese

FBK Superliga

Prishtina sikur fituese

22/04/17 @ 20:11

SHQIPËRI

Tirana e nis me fitore serinë finale

International

Tirana e nis me fitore serinë finale

22/04/17 @ 20:01

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova përfundon e katërta, Qiproja kampione

28/07/23 @ 10:29

EURO DIV. B U-16 - PRISHTINA 2023

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

Qiproja U-16 tregohet e fortë, Kosova mbetet pa finale

27/07/23 @ 11:27

PA FITORE NË GRUP!

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja/International

EURO Div. B: 5 ndeshje, 5 humbje për Kosovëvn U18

27/07/23 @ 11:11

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

FIBA EURO DIV. C U-16 - PRISHTINA 2023

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

FBK Superliga U18/Përfaqësuesja

Kosova U-16 kërkon finalen sonte

26/07/23 @ 12:09

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

PARAKUALIFIKIMET PËR EUROBASKET 2025

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

Përfaqësuesja/Përfaqësueset e tjera/Eurobasket/International

Edhe Danimarka mposht Zvicrën, e pret Kosovën

22/07/23 @ 19:56


 
Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja