BULLS - CELTICS @ GAME 4

Barazohet seria, Bostoni drejt përmbyjes
24 April, 2017 @10:52
Në takimin e katërt të serisë mes Chicagos dhe Bostonit, fitore ka shënuar skuadra e drejtuar nga Brad Stevens, për ta barazuar kështu serinë e ndeshjeve në 2-2.
Siç duket lëndimi i Rajon Rondos pas ndeshjes së dytë e ka ‘dëmtuar’ lojën e Bullsave, ndërsa këtë e ka shfrytëzuar tepër mirë Bostoni, duke i fituar dy ndeshjet e luajtura në Chicago dhe duke e barazuar serinë nga 2-0 në 2-2. Duke ditur që Bostoni e ka epërsinë e terrenit vendas nëse luhen 7 ndeshje, mund të thuhet që tashmë ‘keltët’ janë favorit për të kaluar në gjysmëfinale të Lindjes.
Më i dalluari te Bostoni mbrëmë ishte i zakonshmi Isaiah Thomas me 33 pikë, 7 asistime e 4 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Gerald Green, lojtar ky që befasisht po merr minutazh më të madh në play-off. Green takimin e mbylli me 18 pikë e 7 kërcime.
Në anën tjetër u veçua Jimmy Butler me 33 pikë, 9 asistime e 5 kërcime.
Ndeshja e pestë luhet në ‘TD Garden’, ndeshje e cila mund të jetë vendimtare në përcaktimin se kush kalon në fazën tjetër.