GËZIM MORINA
BOROZANI/D.S./Arkiv
Morina më efikasi në fitore
24 April, 2017 @12:42
Basketbollisti nga Kosova që luan për reprezentacionin slloven dhe për ekipin e Primorskas në elitën e basketbollit slloven, Gëzim Morina, ka shkëlqyer në fundjavë në fitoren e ekipit të tij ndaj Sencurit.
Morina 24 vjeç ka qenë lojtari më efikas i ekipit të tij duke shënuar 22 pikë, 3 kërcime e 2 asistime në fitoren e Primorskas ndaj Sencurit, 78-75.
Gëzimi ka qenë për 32 minuta në parket në këtë ndeshje ndërsa ka shutuar 8/11 për 2 dhe 2/6 për tre pikë në këtë duel.
Ekipi i Gëzimit, Primorska, ka siguruar edhe një stinor në elitë të basketbollit slloven, ndërsa nuk është kualifikuar për në Play-Off.
- - -
Akcionet më të mira të xhiros së fundit në Slloveni: