ATLANTA - WIZARDS @ GAME 4

Atlanta triumfon, barazohet gjithçka
25 April, 2017 @11:10
Me rezultat 111-101 është mbyllur ndeshja e katërt e serisë mes Atlantas e Washingtonit, rezultat ky që e barazon në 2-2 serinë mes skuadrave pas 4 ndeshjeve.
‘Magjistarët’ e filluan takimin shumë mirë, duke shënuar plot 35 pikë në çerekun e parë, mirëpo Atlanta e filloi rikthimin që nga çereku i dytë. Gjithsesi, nën udhëheqjen e dyshes Beal & Wall, Wizards arritën që ta barazonin rezultatin pas 3 çerekëve të zhvilluar, mirëpo fitorja e vendasve erdhi në çerekun e katërt dhe seria u barazua në 2-2.
Më i dalluari te vendasit e Atlantas ishte Millsap me 19 pikë, 7 asistime e 9 kërcime, kurse te Wizards u veçuan Beal me 32 pikë, 2 asistime e 5 kërcime dhe Wall me 22 pikë, 10 asistime e 5 kërcime.
Ndeshja e ardhshme luhet në Washington dhe siç dihet, nëse duhet të luhen 7 ndeshje, përparësinë e terrenit e ka Washingtoni.