BASKONIA - CSKA @ GAME 3

euroleague.net
Edhe kampioni në Final Four
25 April, 2017 @23:09
Pas nënkampionit të Euroligës Fenerbahçes, edhe kampioni aktual CSKA Moska, arriti Final Fourin.
Skuadra ruse, edhepse fitoi serinë 3-0, nuk kaloi aq lehtë ndaj Baskonia Vitorias.
Ndeshjen e tretë CSKA Moska e fitoi me rezultat 90-88.
Corry Higgins, shkëlqeu me 21 pikë, derisa u ndihmua edhe nga françezi Nando De Colo me 15 pikë të tjera e 5 asistime.
Te skuadra spanjolle, u dallua Tornike Shengelia me 19 pikë.
CSKA Moska, në Final Four do të ballafaqohet me fituesin nga dueli Olympiacos - Anadolu Efes, ku rezultati momental i serisë është 1-1.