EFES - OLYMPIACOS @ GAME 3

Efesi triumfon dhe merr avantazhin
26 April, 2017 @20:28
Me fitoren e vendasve është mbyllur ndeshja e tretë e serisë mes Efesit e Olympiacosit, fitore kjo e cila i jep avantazhin 2-1 turqve pas 3 ndeshjeve të luajtura.
Fitorja e turqve erdhi pasi zhvilluan dy çerekë fantastikë, të dytin dhe të tretin, duke mos e lejuar skuadrën greke të shënoj më shumë se 10 pikë në secilin prej këtyre çerekëve. Kështu Efesi krijoi epërsi solide, për ta ruajtur më pas atë deri në fund.
Olympiacosi më pas u ringjall në çerekun e fundit, mirëpo për përmbysje ishte tejet vonë.
Më i dalluri te Efesi ishte Bryant Dunston me 16 pikë e 9 kërcime, kurse te grekët i vetmi lojtar me pikë dyshifrore ishte Vassilis Spanoulis me gjithsej 15 pikë.
Ndeshja e katërt luhet më 28 prill përsëri në Stamboll.