SHQIPËRI

Fitore në çastet e fundit, Tirana pranë titullit
26 April, 2017 @21:21
Ashtu si ndeshja e parë, edhe ndeshja e parë e serisë finale të play off-it në Shqipëri i ka takuar Tiranës.
Kryeqytetasit sonte e mposhtën Vllazninën në fushën e kësaj të fundit me rezultat tejet të ngushtë 87-90. Ndeshja ishte tepër e fortë dhe luftë e ashpër u zhvillua deri në fund, derisa fitorja e Tiranës erdhi në sekondat e fundit të takimit, kur Griffin Rame shutoi për tre dhë shënoi për rezultatin përfundmitar.
Pas 2 ndeshjeve, Tirana ka epërsi 2-0 dhe tashmë është shumë afër fitimit të titullit. Ndeshja e tretë luhet të shtunën në ‘Asllan Rusi’ të Tiranës dhe nëse fiton edhe ndeshjen e tretë, Tirana shpallet kampione.