PLAYOFF START

Të dielën, Play-Off dueli Prishtina-Trepça
26 April, 2017 @23:11
Sigal Prishtina përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se të dielën do të nis misionin e mbrojtjes së titullit në Play-Off të Superligës, duke u ndeshur me Trepçën në gjysmëfinale të garës.
Sigal Prishina ka përfunduar e para stinorin e rregullt në Superligë dhe ka përparësinë e terrenit vendas në Play-Off.
Ekipi që i arrin tre fitore së pari, kualifikohet në finale të Play-Offit. Çifti tjetër gjysmëfinal, Bashkimi-Peja, e nisin rrugëtimin në Play-Off të shtunën.