PLAYOFF I FEMRAVE

Penza dhe Prishtina një fitore para finales
27 April, 2017 @10:34
Skuadra e Penzës dhe Prishtinës janë pranë finales në kategorinë e femrave në basketboll, pasi që kanë mposhtur rivalet e tyre në duelet e para të Play-Offit.
Penza ka mposhtur Vëllaznimin me gati 30 pikë epërsi, 81-53 (22-15, 12-14, 29-6 dhe 18-18) për të marrë epërsinë 1-0 në seri.
Ndërkaq, Penti Prishtina ka kaluar Trepçën me 35 pikë epërsi në duelin e parë, 76-41 (26-17, 10-10, 26-7 dhe 14-7) për 1-0.
Prej se është dobësuar ekipi i femrave të Bashkimit, Penza dhe Prishtina, janë duke dominuar basketbollin e femrave dhe janë pjesëmarrëse në çdo finale të mundshme në garat vendore në vitet e fundit.
Nëse Penza dhe Prishtina i fitojnë edhe ndeshjet e radhës, ato do të kualifikohen për finale të Play-Offit të Ligës së Femrave, ku në mes vete do të kërkojnë kampionet e reja të Kosovës.