Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CELTICS - BULLS @ GAME 5

Prej 0-2, Boston kalon 3-2 në epërsi

Foto: nba.com

Prej 0-2, Boston kalon 3-2 në epërsi


27 April, 2017 @9:53

Nga dizavantazhi 2-0, Boston Celtics në ndeshjen e pestë e serisë, arriti ta mposht Chicago Bullsin me rezultat 108-97 dhe kaloi 3-2 në epërsi.

Që të dyja skuara në këtë seri nuk kishin fituar në shtëpitë e tyre, derisa këtë zakon e prishi Bostoni duke fituar dje në “TD Garden”.

a

Për fitoren e Celticsave, janë kujdesur Isaiah Thomas dhe Avery Bradley, që luajtën me nga 24 pikë secili, derisa u ndihmuan edhe nga Al Horford me 21 pikë të tjera.

Kurse mungesa e Rondos te Bullsat, po vërehet dukshëm.Edhe në këtë ndeshje u dallua Dwyane Wade me 26 pikë, 11 kërcime e 8 asistime por nuk mjaftoi kësaj radhe.

SKEMA E PLAY OFFIT

Ndeshja e gjashtë e serisë do të luhet më 28 prill në palestrën e Chicagos.


 
Të gjitha lajmet nga NBA