2 NDESHJE

BOROZANI/ A. P./ Arkiv
Sonte përfundon stinori i rregullt
27 April, 2017 @10:36
Dy ndeshje në program sot të xhiros XXVIII dhe të fundit të stinorit të rregullt të Superligës, që mbyllin kampionatin për disa ekipe, e disa mund të kërkojnë ende shpresën për të mbijetuar.
Trepça pret Kerasanin, ndërsa Ylli Vëllaznimin. Kerasani në duele të direkta me Vëllaznimin është ne përparësi dhe sonte mund të sigurojë përfundimisht pozitën e shtatë që i mundëson ndeshje Play-Outi.
Në anën tjetër, Vëllaznimi duhet të bëj atë që s’e ka bërë asnjëherë këtë stinor. Të fitojë Yllin për të dalë në vend të shtatë.
Nëse Kerasani dhe Vëllaznimi pas ndeshjeve të sontme mbesin me pikë të njejta në klasifikim, ekipi gjakovar bie në Ligë të Parë, ndërsa Kerasani do të kërkojë shpëtim në ndeshje Play-Outi.
Në anën tjetër, për Yllin kjo do të jetë ndeshja e fundit e këtij stinori, pasi që ekipi nga Suhareka është në pozitë të pestë të klasifikimit dhe nuk ka arritur Play-Offin.
Ndërkaq sa i përket Trepçës, ajo ka blinduar pozitën e katërt dhe gjysmëfinalen e Play-Offit ndaj kampiones aktuale, Prishtinës.