ZHVILLIME

BOROZANI/E. D./ Arkiv
Prishtina në takim me drejtorin e ABA ligës
27 April, 2017 @14:43
Kryetari dhe drejtori i Sigal Prishtinës, sot kanë pasur një takim me drejtorin e ABA Ligës, aty ku bardhekaltërit po synojnë të marrin pjesë së shpejti.
“Bashkë me drejtorin e kësaj lige, Kresimir Novosel, diskutuam mundësinë e pjesëmarrjes së klubit tonë në këtë garë prestigjioze,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit të Prishtinës sot, shoqëruar me fotografi nga takimi, ku shihet kryetari i ekipit, duke i dhuruar fanellën e kampionit të shumëfishtë të Kosovës, drejtorit të ABAs, Novoselit.
Blerand Stavileci, kryetar, Florian Miftari, drejtor dhe ekipi i Prishtinës kanë falenderuar edhe bashkatdhetarët në Kroaci për ndihmën.