KB PEJA
BOROZANI/ A. P.
Stinori më i dobët i Pejës në 5 vitet e fundit
27 April, 2017 @13:49
Peja ka përfunduar stinorin e rregullt të Superligës në vend të tretë me bilanc 21-7 nga 28 xhiro të zhvilluara.
Verdhezinjtë do të nisin Play-Offin nga vendi i tretë i klasifikimit, që ua humb përparësinë e terrenit vendas.
Me këtë bilanc dhe këtë përfundim stinori të rregullt, ky është viti më i dobët që Peja e ka kaluar në Superligë në 5 vitet e fundit!
Deri më tani (fjala është për 5 stniorët e fundit), Peja maksimalisht ka pasur 4 humbje përgjatë kampionatit të rregullt, ndërsa në gjysmëfinale gjithmonë ka pasur përparësinë e terrenit vendas, që do të thotë se e ka përfunduar stinorin, ose në vend të parë ose në të dytin.
Gjysmëfinalet e Play-Offit nisin këtë fundjavë, kur Bashkimi pret Pejën në Sezai Surroi, të shtunën.