GRIZZLIES - SPURS @ GAME 6

Foto:nba.com
Leonard e Parker dërgojnë Spursin në gj’finale
28 April, 2017 @9:33
Seria ndërmjet San Antonio Spurs dhe Memphis Grizzlies, përfundoi në ndeshjen e gjashtë në favor të San Antonios.
Që të dyja skuadrat kërkuan fitoren shumë, por në fund këtë e shijuan djelmoshat e trajnerit Gregg Popovich dhe e fituan ndeshjen me rezultat 103-96.
Dyshja Kawhi Leonard dhe Tony Parker, luajtën rol të rëndësishëm në fitoren e San Antonios, të cilët së bashku shënuan 56 pikë, derisa u ndihmuan edhe nga LaMarcus Aldridge me 17 pikë të tjera.
Te Memphisi, përsëri ylli i ndeshjes ishte Mike Conley me 26 pikë e 5 asistime, por kjo ishte performanca e fundit për sivjet.
Në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore, do të jetë derbi i Teksasit ndërmjet San Antonios dhe Houstonit. Në këtë përballje priten duele interesante.