YLLI-VËLLAZNIMI

Ylli fiton, Vëllaznimi përshëndetet nga Superliga!
27 April, 2017 @23:14
Sonte kanë pasur rastin e fundit, që përmes një befasie të sigurojnë së paku Play-Offin për të shpresuar Superligën, por nuk e arritën.
Vëllaznimi stinorin që vjen do të jetë pjesë e Ligës së Parë të basketbollit dhe tashmë ka humbur statusin e ekipit elit në basketbollin e Kosovës.
Sa i përket ndeshjes, Ylli që ka siguruar pozitën e pestë dhe sonte mbylli stinorin, ka shënuar fitore me 10 pikë epërsi, 84-74.
Dallimi kryesor në takim u bë në çerek të dytë të ndeshjes, kur Ylli e fitoi atë 21-11, derisa çerekët tjerë kanë shkuar thuajse barabartë.
Kevin Brown shënoi 27 pikë, Trae Anderson përfundoi ndeshjen me triple-double, një raritet në Superligë. Ai dha 19 pikë, 11 asistime dhe 13 kërcime në këtë përballje.
Ndërsa Ergin Grosha luajti me double-double prej 11 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Te Vëllaznimi, Beqë Kovaçi shënoi 29 pikë, Musab Mala 16, ndërsa Driton Rraci 14 të tjera në ndeshjen përshëndetëse për ekipin gjakovar.