BUCKS - RAPTORS @ GAME 6

Foto: nba.com
Toronto në gj’finale, i del në rrugë kampionit
28 April, 2017 @8:58
Skuadra kanadeze, Toronto Raptors, në ndeshjen e gjashtë të serisë kundër Milwaukee Bucksit, ishte në avantazh prej 25 pikëve.
Por, rehatia e lojtarëve të Torontos, ishte shumë afër t’iu kushtonte me humbje atyre, ngase djelmoshat e trajnerit Jason Kidd së pari e zbritën dallimin më pas kaluan në epërsi.
Por megjithatë, Raptors arriti në fund ta mposht kundërshtarin me rezultat 92-89 dhe e regjistroi fitoren e katër në seri, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
DeMar DeRozan, ishte më i miri te skuadra kanadeze me 32 pikë, 5 topa të vjedhur e 4 kërcime.
Kurse te Bucks, Giannis Antetokounmpo luajti me 34 pikë e 9 kërcime.
Toronto Raptors tani në gjysmëfinale do të përballet me kampionin aktual të NBA-së, Cleveland Cavaliersin.