BULLS - CELTICS @ GAME 6

Foto: nba.com
Celtics me dominim total në gj’finale
29 April, 2017 @9:28
Pas dy humbjeve radhazi në dy ndeshjet e para të serisë kundër Chicago Bullsit, Boston Celtics, formën e vërtet që e kishte gjatë stinorit të rregullt, e tregoi në katër ndeshjet e fundit dhe arriti të kualifikohet në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Në ndeshjen e gjashtë të serisë, Bostoni ishte gjatë gjithë lojës në epërsi ku diferenca më e madhe ishte 30 pikë, derisa në fund mposhtën Chicagon me rezutat 105-83.
Kësaj radhe koshashënuesi më i mirë te Bostoni ishte Avery Bradley me 23 pikë të shënuara, derisa u dallua edhe Isaiah Thomas me 12 pikë, 6 asistime e 5 kërcime, kurse rol vendimtar në rikthimin e serisë ka luajtur lëndimi i Rondos pas lojës së dytë.
Te “demat” vetëm dy lojtarë luajtën me pikë dyshifrore, prej tyre u dallua Jimmy Butler me 23 pikë por nuk mjaftoi për ta vazhduar serinë.
Boston Celtics në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, do të përballet me Washington Wizardsin.