BOROZANI.COM TEAM OF THE WEEK

5-shja e xhiros XXVIII
28 April, 2017 @12:29
Pesëshja e javës së fundit të stinorit të rregullt të Superligës, është përbërë nga 2 basketbollistë të Bashkimit dhe nga një të Sigal Prishtinës, Pejës dhe Golden Eagle Yllit.
Nga skuadra e Bashkimit në pesëshe kanë zënë vend Kayel Locke dhe Garrius Adams, dy kontribuesit më të rëndësishëm që ndikuan në fitoren e skuadrës së tyre në Karagaç ndaj rivalit të drejtpërdrejtë për vend të dytë, Pejës.
Te kjo e fundit, në mungesë të lojtarëve kryesorë, u dallua Arian Qallaku, i cili shënoi 30 pikë e 11 kërcime dhe me meritë zuri vend në pesëshen e javës.
Nga skuadra e Prishtinës, Granit Rugova u përfshi në përbërjen më të mirë të javës, derisa Trae Anderson i Yllit, me triple-double prej 19 pikëve, 13 kërcimeve dhe 11 asistimeve e kompletoi pesëshen e kësaj jave.