SPECIALE nga STINORI 2016/17
BOROZANI/ A. P.
Stinori i rregullt më i mirë i Bashkimit
28 April, 2017 @9:06
Në stinorin e dytë të pjesëmarrjes në Ligën Ballkanike dhe në 15 vitet e fundit në Superligë, Bashkimi këtë stinor ka përjetuar kampionatit më të suksesshëm në fazën e rregullt. /borozani.com
Ekipi prizrenas ka arritur për herë të parë në vitet e fundit që të përfundojë në pozitë të dytë të klasifikimit stinorin, duke ia zënë vendin Pejës në këtë renditje, ku standardi i deritashëm shpeshherë ka qenë: “Bashkimi gjithmonë i treti” (posaçërisht në 5 vitet e fundit).
Herën e fundit që mbahet mend Bashkimi të ketë kryer stinorin në pozitën e dytë, është viti 2002! /borozani.com
Portokallezinjtë nga Prizreni përfunduan stinorin me bilanc më të mirë, 23-5 dhe asnjëherë në 5 stinorët e fundit të Superligës nuk kanë pasur më shumë fitore sesa këtë stinor 2016/17, prej se luhet sistemi i garave me 28 ndeshje (dy herë brenda dhe dy herë jashtë me të gjitha skuadrat).
Njejtë, ekipi për herë të parë do të ketë përparësinë e terrenit vendas në gjysmëfinale, ndërsa nëse arrin të kualifikohet në finale të Play-Offit, do të jetë për herë të parë aty që prej stinorit 2008/09. /borozani.com