HAWKS - WIZARDS @ GAME 6

Foto: nba.com
Atlanta përplaset në ‘Wall’ të Washingtonit
29 April, 2017 @9:05
Washington Wizards, duke e mposhtur Atlanta Hawksin në ndeshjen e gjashtë të serisë, me rezultat 115-99, është kualifikuar në gjysmëfinale të Konferencës Lindore.
Washingtoni, në pjesën e parë të ndeshjes e ngriti epërsinë në 22 pikë, derisa lojtarët e Atlantës në pjesë të dytë këtë epërsi e zbritën deri në 3 pikë, por assesi nuk arritën të kalojnë përpara gjatë ndeshjes, kështu u detyruan që ta mbyllin serinë.
Te Wizardsi, më i disponuari për ndeshje ishte John Wall, i cili shkëlqeu me 42 pikë, 8 asistime e 4 topa të vjedhur. U ndihmua edhe nga Bradley Beal me 31 pikë të tjera.
31 pikë i shënoi Paul Milsap te Atlanta Hawks, por nuk mjafuan për zgjatje të serisë.
Duke e mposhtur Atlantën me 4-2 në seri, Washingtoni u kualifikua në gjysmëfinale të Konferencës Lindore, ku do të përballet me Boston Celtics.