JAZZ - CLIPPERS @ GAME 6

Foto: nba.com
Ndeshja e 7 përcakton fituesin
29 April, 2017 @9:50
Seria më interesante e Play Offit, u bë ajo ndërmjet Utah Jazz dhe Los Angeles Clippers.
Djelmoshat e trajnerit Doc Rivers, arritën ta fitojnë ndeshjen e gjashtë të serisë me rezultat 98-93 dhe e barazuan serinë në 3-3.
Chris Paul ishte më i miri me 29 pikë e 8 asistime te Clippers.
Ndërsa te Utah Jazz, u dallua Gordon Hayward me 31 pikë e 7 kërcime, por nuk mjaftoi për ta përfunduar serinë.
Seria u barazua në 3-3, derisa ndeshja e fundit do të luahet në “Staples Center” të Clippersit, kurse fituesi i serisë do të përballet në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore me Golden State Warriors.