ÇEREKU I TRETË: BASHKIMI-PEJA

Bashkimi ruan epërsinë
29 April, 2017 @20:45
Bashkimi është shumë afër që të marrë epërsinë 1-0 në seri të gjysmëfinales së PlayOffit të Superligës.
Ekipi prizrenas pas çerekut të dytë të dobët, është këndellur në çerekun e tretë dhe ka ngritur epërsinë ndaj Pejës.
Bashkimi ka marrë çerekun e tretë me rezultat 32-16, ndërsa në total rezultati është 82-63.
Justin Black është më efikasi aktualisht te Bashkimi me 27 pikë të shënuara, ndërsa te Peja vazhdon të jetë Robert Abramovic, që në këtë çerek shënoi 4 pikë, ndërsa në total ka 20.